Shprehjet më të përdorura në gjuhën gjermane!

Edhe pse gjermanishtja nuk është një nga gjuhët më të folura në botë, janë rreth 100 milion gjermanë që e flasin, plus 100 milion të tjerë qe e kanë gjuhë të dytë ose të tretë. Për më tepër, unë do të thoja që është një nga gjuhët më shprehëse që ekziston - si provë të kësaj ju paraqes shprehjet e mëposhtme:

1.“Nur Bahnhof verstehen”

-“Të dish vetëm stacionin e trenit”

Nëse dikush ju thotë, "Unë di vetëm stacionin e trenit" (Ich verstehe nur Bahnhof), kjo do të thotë se ai nuk ia ka haberin për atë që po flitet. Ose duhet t’ia shpjegoni përsëri nga e para ose të ndryshoni temën e bisedës.

kurs gjermanisht 

2. Die wörtliche Übersetzung ins Englische wäre

- "I mbaruar fare"

Pra, kjo shprehje nënkupton që dikush është shumë i lodhur. Mund të përdoret për shembull pasi ke dalë nga puna dhe ke qëndruar në këmbë për nje kohë të gjatë.

gjermanisht per filleshtar

  1. “Eine Rabenmutter sein

"Nënë zemërgur"

Përkufizim për prindërit dhe nënat që nuk kujdesen mirë ose nuk kujdesen farë për fëmijët e tyre.

gjermanisht shqip

  1. “Die Nase voll haben”

- "Të të vijë në majë të hundës." 

Ky është një variant i ngjajshëm me: "Nuk mban më ujë pilafi".  Termi shpesh përdoret kur dikush është i lodhur nga një situatë e veçantë/person dhe nuk dëshiron të flasë më për/me të. Për shembull, nëse me të vërtetë nuk mund ta dëgjoni muzikën që komshijtë vënë në sfond çdo ditë, atëherë përdorni këtë shprehje: “Ich habe die Nase voll von der lauten Musik!”

gjermanisht shqip

  1. Eine Schwalbe macht noch keinen Sommer

-“Vera nuk vjen me një harabel.”

Shprehja në shqip“Pranvera nuk vjen me një lule” nënkupton se nuk mund të merrni vendime rreth një situate ose jetës tuaj bazuar në diçka të mirë/të bukur që mund t’ju ketë ndodhur në një moment. Nëse dikush thotë se një harabel nuk e sjell verën (Eine Schwalbe macht noch keinen Sommer), mesazhi është që nuk duhet të nxitoheni për të nxjerrë përfundime.

kurse gjermanisht online 

 


Print  

Related Articles