Pjesë e këtij konkursi të rëndësishëm ishim edhe ne, ku patëm mundësi të paraqitnim platformën tonë të mësimdhënies online. Ishte shumë ekzaltuese të shpalosje këtë projekt inovativ përballë një jurie, sipërmarrës të suksesshëm dhe 60 konkurrentëve pjesëmarrës. Por më ekzaltuese ishte ideja e të qenurit fitues i konkursit. Dhe falë profesionalizmit që treguam në prezantimin e këtij projekti konkret, jo thjesht të një ideje inovative, e cila u ndoq me mjaft interes nga të gjithë pjesëmarrësit, arritëm të ishim fitues. Sapientify zgjidh problematika që prekin një numër të madh personash, në lidhje me fushën e edukimit, prandaj besojmë se do të ketë sukses dhe me profesionalizëm arritëm të bindnim edhe jurinë. Aktualisht kemi mësues të vetë-punësuar në platformë dhe trajnimet për të rekrutuar të tjerë vazhdojnë.
Për të gjithë ju të cilët e doni mësimdhënien, Mundësia juaj është Tani!
