Mësimdhënia Online në Shqipëri
Hits: 53

Platforma ka brenda saj të gjitha mjetet e nevojshme për një mësimdhënie efektive, pra nuk është nevoja e përdorimit të aplikacioneve të jashtme. Kjo, bashkë me faktin që është e aksesueshme nga kushdo dhe kudo, (qoftë individë, qendra kursesh apo shkolla të mëdha) na jep mundësinë të ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh.

Teknologjia është e ardhmja! Vetëm me një smartphone në dorë mund të blesh ushqime, veshmbathje, shërbime të ndryshme dhe të kesh botën në dorën tënde. Është vetëm çështje kohe që kjo kulturë të bëhet pjesë e pandashme e jetës së shqiptarëve. Sapientify zgjidh problematika që prekin një numër të madh personash, në lidhje me fushën e edukimit dhe teknologjisë.

Ne e morëm një nismë të tillë, të nxitur edhe nga kërkesat e përsëritura të mësuesve dhe studentëve që na kanë kontaktuar pasi ishin informuar për krijimin e platformës.

Aktualisht jemi në bisedime me disa qendra kursesh, përveç mësuesve të vetë-punësuar, për përdorimin e Sapientify në bizneset e tyre. Hapi i rradhës është krijimi i një aplikacioni, në mënyrë që platforma të jetë sa më praktike në smartphone dhe të përdoret kudo që studentët kanë mundësi të ndjekin kurse.

Të investosh dhe besosh në diçka që shumë e kanë quajtur çmenduri, kërkon vizion dhe përkushtim. Ne jemi në fillimet tona, por besojmë se çdo sipërmarrës që nuk heq dorë përpara vështirësive dhe provon e riprovon për të gjetur një zgjidhje, arrin sukses sado të vogël. Sapientify nuk do të mbetet një projekt i lokalizuar vetëm në Shqipëri. Synimi ynë është që këta mësues dhe ekspertë t’i “nxjerrim” jashtë vendit dhe anasjelltas, në mënyrë që përvoja e secilit prej tyre të shërbejë si katalizator për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit. E ardhmja e afërt na pret me krijimin e një akademie online dhe pas saj zgjerimin në tregun aziatik. Ju ftojmë të bëheni pjesë e familjes së SAPIENTIFY dhe së bashku të eksplorojmë botën e pafund që interneti na ofron.

Print

Related Articles