Përveç faktit që kanë bukuri natyrore të pashoqe dhe shumë prej nesh i vizitojnë, kush për punë e kush për turizëm, Sapientify ju sjell disa kuriozitete dhe listën e këngëve për secilin nga këto shtete:
Lista e këngëve në gjuhën italiane është gjithë energji dhe pozitivitet! Dëgjojeni çdo ditë dhe do e shihni që edhe Noizy-n do ta këndoni me theks Italian.... haha!
Çuditërisht, në muzikë humbet ai theksi i rëndë i gjermanishtes, që deri dje më jepte bindjen se nuk do ta mësoja do kurrë këtë gjuhë. Hidhini një sy kësaj liste, dhe më thoni nëse edhe ju ndani të njëjtin mendim.
Lista e këngëve në gjuhën angleze mund të dëgjohet si nga ata që e dinë mirë gjuhën, ashtu edhe nga ata që duan ta mësojnë nga e para. Normalisht s'ka se si të mungojë Ed Sheeran dhe Calvin Harris! Kë kam lënë pa shtuar... ndonjë sugjerim?
ITALIA

FAKTE INTERESANTE:
- Ngjyrat e flamurit Italian- jeshile, e bardhë dhe e kuqe- kanë kuptim të veçantë. Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, e bardha besimin dhe e kuqja bamirësinë.
- Italia është vendi i pestë më i vizuar në botë, duke mirëpritur rreth 46 milion turistë të huaj çdo vit.
- Mos u habisni nëse hoteli juaj nuk ka kat të 17-të. Italianët besojnë se ky numër sjell ters sepse shkronja romake për numrin 17 (XVII) u rivendos në formën VIXI, kuptimi i së cilës është: “unë kam jetuar” -një symbol ky i lidhur me vdekjen.
- Nga Cappelleti në Cavalleti, ka rreth 140 lloje të ndryshme makaronash. Disa prej tyre gjenden vetëm në rajone specifike.
GJERMANIA

FAKTE INTERESANTE:
- Berlini është 9 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
- Gjermania ze vendin e dytë në botë për konsumimin e birrës.
- Fjala më e gjatë e publikuar ndonjëherë në gjuhën gjermane është: Donaudampfschifffahrtselektrizitätenhauptbetriebsëerkbauunterbeamtengesellschaft -një ky, që u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2014.
- Fanta është prodhuar për herë të parë në Gjermani, si rezultat i embargos që iu vendos shurupit me të cilin prodhohej Coca-Cola, gjatë luftës së dytë botërore.
AMERIKA

FAKTE INTERESANTE:
- Rusia dhe SH.B.A janë vetëm 3.8 Km larg njëra-tjetrës në pikën më të afërt.
- Flamuri Amerikan përbëhet nga 13 vija dhe 50 yje. Vijat përfaqësojnë 13 kolonitë britanike, që shpallën pavarësinë nga Britania. Ndërsa 50 yjet përfaqësojnë shtetet e Amerikës.
- Rreth 69% e zjarrfikësve në SH.B.A janë vullnetarë.
- Flamuri i SH.B.A u vizatua nga një 17- vjeçar në një projekt shkolle.
----------------------------------------
Ajo që unë sugjeroj është: Shijojeni muzikën pa e vrarë shumë mëndjen nëse përsëritja e këtyre këngëve do t’ju bëjë gjení, apo thjesht të apasionuar pas një rryme të re muzikore.
Keni sugjerime që mendoni se do ndihmonin të tjerët me gjuhët e huaja? Ndani me ne kuriozitete, ose këngët tuaja të preferuara në gjuhët përkatëse...
