- Krijoni një fjalor tuajin vetëm me fjalët e gjata
Krijimi i një fjalori është një mënyrë e lehtë për të mësuar shpejt dhe pa vështirësi fjalët e gjata. Këto fjalë ju mund t’i hasni duke parë një trailer filmi, një video apo dhe gjatë një ore mësimi, mjafton t’i shënoni në fjalor. Kjo është mënyrë fantastike e të mësuarit, por pa e ndjerë sikur po studion.
- Mos u dorëzoni
Po është e vërtetë që fjalët e gjata të një gjuhe të huaj mund të duken të vështira, por duhet të përpiqeni të jeni të duruar. Të mësuarit e fjalëve të gjata kërkon kohë dhe sigurisht që nuk mund të zotërohen brënda një nate, por kini durim dhe mësojini ngadalë.
- Argëtimi
Më e rëndësishmja është që të argëtohesh ndërkohë që i mëson këto fjalë. I praktikoni ato në situate gazmore dhe të reale. Nëse këto fjalë përdoren në raste të tilla, janë edhe më të lehta për t’u memorizuar.
